Politikë Më shumë

Zgjedhjet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit

Prej tvteuta18:32, 16 Qershor 2020

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq priti sot në takim liderët e subjekteve politike parlamentare, për konsulltime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Gjukanoviq u takua me përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, Socialdemokrate, Liberale, Iniciatëves qytetare kroate dhe ato të partive shqiptare, kurse nga opozita e refuzuan pjesmarrjen. Kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajoviq, tha se në këtë parti janë të gatshëm të dalin në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të muajit gusht ose në fillim të shtatorit.

Ashtu edhe siç pritej në takim nuk morën pjesë asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët këto konsulltime i kanë quajtur farsë, pasi koha e zgjedhjeve veç është përcaktuar nga koalicioni qeverisës.

  • 1

    Radio