Zgjedhjet në Bullgari: Partia e Borisovit kryeson
Prej tvteuta3 October 2022

Në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda 18 muajsh, partia konservatore e ish-kreut të qeverisë, Bojko Borisov kryeson sipas llogaritjeve të fundit. Por formimi i qeverisë së re bullgare do të jetë i vështirë. Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02.10.), partia konservatore e ish-kreut të qeverisë bullgare, Bojko Borisov duket se do të fitojë zgjedhjet në vend. Sipas llogaritjeve paraprake, GERB arrin 25% të votave, pas numërimit të 99% të votave. Kurse PP, partia e re e kryeministrit të rrëzuar në qershor, Kiril Petkov, “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka arritur 19-20% të votave. Petkov e pranoi të dielën humbjen në zgjedhje. Votuesit ia dhanë votën Borisovit për formimin e qeverisë, tha Petkov, i cili e përjashtoi një koalicion me GERB.