Politikë Më shumë

Zgjedhjet lokale: Subjektet politike i respektojnë obligimet ligjore

Prej tvteuta09:44, 18 Nëntor 2017

Organet e pushtetit dhe subjektet politike i respektojnë obligimet ligjore, kufizimet dhe ndalesat lidhur me fushatat zgjedhore në njësit e administratave lokale, vlerësoi Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit. Ky organ dje shqyrtoi informatën për procedurën e Këshillit të Agjencisë gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale për komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, pastaj Cetinës,  Mojkovacit dhe Petnjicës.

Sipas të dhënave nga Ministria për punë të brendshme, të drejtë vote në Cetinë kanë 14 mijë e 168 votues, në Mojkovac 7 mijë e 104, në Petnjicë 6 mijë e 202, kurse në komunën e Tuzit të drejtë vote kanë 11 mijë e 612 qytetarë. Në zgjedhjet lokale në Cetinë marrin pjesë 9 lista zgjedhore, në Mojkovac 7, në Petnjicë 8, dhe në Tuz 9 lista të subjekteve politike.

  • 1

    Radio