Zgjedhjet lokale në dimër. Pikëpyetje vetëm muaji
Prej tvteuta5 August 2017
Mandati i Kuvendit komunal të Ulqinit skadon me 4 shkurt të vitit 2018 , çka do të thotë që zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen deri në muajin janar. Disa nga partnerët e koalicionit qeverisës preferojnë që ato të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Cetinë , Petnjicë dhe Mojkovac, në fund të nëntorit, por akoma nuk ka një marrëveshje përfundimtare për këtë. Gjithsesi, e vetmja pikëpyetje është muaji se në cilin do të mbahen, nëntori, dhjetori apo janari. Nga Forca e Re Demokratike për gazetën Pobjeda kanë shprehur qëndrimin se koha më e përshtatshme është janari, kurse PDS dhe Partia Demokratike preferojnë dy muajt e tjerë.