Zgjedhjet legale të rëndësishme për besimin në procesin zgjedhor
Prej tvteuta09:32, 21 Janar 2016

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të lira, të ndershme dhe transparente janë me rëndësi vendimtare për të ardhmen demokratike të shtetit, është amendament i deputetit të Parlamentit Evropian në projekt- rezolutën për Malin e Zi. Deputetët e Parlamentit Evropian kanë dorëzuar 155 amendamente në projekt rezolutën për Malin e Zi të cilën e ka përpiluar raportuesi Çarlls Tanok.
Shumica e këtyre amendamenteve, siç shkruajnë mediat në Podgoricë, ka përshëndetur vendimin e NATO-s që të ftojë Malin e Zi për anëtarësim kurse disa deputetë bëjnë ftesë për organizimin e referendumit për anëtarësim në Aleancë.