Sociale Më shumë

Zgjedhjet e reja si mundësi e daljes nga kriza

Prej tvteuta10:23, 27 Janar 2016

Dalja në zgjedhje të parakohëshme shihet si mundësi për të kapërcyer krizën aktuale politike në Ulqin.

Kështu shprehet kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, i cili për televizionin Teuta tha se mbajtja e tyre së bashku me ato parlamentare mund të jetë një opsion mjaft real.

Këshilltari Dritan Abazoviq thotë se për subjektin që ai përfaqëson, si rikompozimi i pushtetit si dalja në zgjedhje janë të pranueshme, dhe do të veprojnë në mënyrë konstruktive.

Luigj Shkrela i Partisë Demokratike të Socialistëve, nga ana tjetër edhe pse mendon se zgjedhjet janë opsioni më i mirë, thotë se mbajtja e tyre në muajin prill ose maj është më mirë se të shtyhen për vjeshtë, pasi situata kërkon zhbllokim sa më të shpejtë.

  • 1

    Radio