Zëvendëskryeministri Pacolli viziton Malin e Zi
Prej tvteuta09:47, 26 Shtator 2017
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot do të vijë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me krerët më të lart të shtetit. Pacolli do të takojë homologun, Srdjan Darmanoviq,si dhe zv/kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin. Sipas axhendës, Pacolli planifikohet që rreth mesditës të takojë kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq kurse më pas presidentin Filip Vujanoviq.
Në orët e pasdites parashihet që Pacolli të takojë edhe përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi.