Sociale Më shumë

Zenka uron besimtarët ortodoks për Krishtlindje

Prej tvteuta10:41, 6 Janar 2017

Ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë Mehmet Zenka ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve. “Ju dëshiroj që këtë festë të madhëruar ta festoni në paqe dhe dashuri me të afërmit tuaj , sipas zakoneve më të mira tradicionale dhe fetare. Mesazhet e paqes, dashurisë , faljes , pendimit dhe vëllazërimit  në mes gjithë njerëzisë janë bazat e Krishterimit që prej ligjeratës së parë të Jezu Krishtit.

Prandaj  Krishtlindjet le të festohen me këto mesazhe humanitare dhe të gjithë në Mal të Zi të punojmë në drejtim të paqes dhe zhvillimit të përgjithshëm.”, thuhet në mes tjerash në urimin e ministrit Zenka.

  • 1

    Radio