Sociale

Sociale Më shumë

Zenka: Të veprohet se bashku në luftën kundër dhunës në familje

Prej tvteuta6 December 2016

Mali i Zi ka ligje cilësore në sferën e dhunës të bazuar në gjini ,ka vlerësua ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave , Mehmed Zenka dhe ka the theksuar se në luftën kundër kësaj dukurie duhet të veprohet së bashku dhe të sinkronizohen të gjithë faktorët shoqëror. Sipas fjalëve të tij  dhunuesi nuk lind ,por krijohet. Zakonisht meshkujt të cilët nuk kanë arritur të krijojnë autoritet në mjedis përpiqen që këtë ta kompensojnë tek të afërmit e vet në formën më brutale”,ka theksuar Zenka ne Konferencën “Mbrojtja e dhunës në familje në praktikë e bazuar në studimet e rastit “.Ai ka shtuar se familja e shëndoshë  është themeli i shoqërisë dhe streha e fundit e njeriut normal. Ai ka shtuar se forma më e përhapur e dhunës është ajo psikike. Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi disponon ligje cilësore nga kjo sferë ,por kjo nuk është e mjaftueshme. “Nevojitet reagim zinxhir i të gjithë përbërësve shoqëror . Nëse të gjithë nuk do të veprojnë së bashku dhe të sinkronizuar atëherë do të mungoj suksesi sado që ligji të jetë i mirë” ,ka  thënë Zenka.