Zenka: Të forcohet bashkëpunimi me Kosovën
Prej tvteuta09:56, 24 Mars 2017
Mali i Zi dhe Kosova synojnë integrimet euro atlantike , gjë që është rrugë e mirë drejtë forcimit të bashkëpunimit reciprok , është kumtuar pas takimit të ministrit për të drejtat njerëzore dhe të drejtat e pakicave ,Mehmet Zenka me delegacionin e Kosovës.
Zenka , gjatë takimit me ndihmës ministrin kosovar për administratën e vetëqeverisjes lokale Bajram Gecaj dhe ambasadorin e Kosovës në Podgoricë ,Skender Durmishi , është shprehur i kënaqur me përparimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Siç është kumtuar nga Ministria për të drejtat njerëzore dhe të pakicave, ministri Zenka e ka njoftuar delegacionin e Kosovës me procesin e realizimit të aktiviteteve të parapara për kapitujt negociues 19 dhe 23.
Gecaj, siç theksohet në kumtesë, e ka njoftuar mikpritësin me përparimin e punimeve në infrastrukturën rrugore në pjesën e Kosovës të rrugës magjistrale Deçan-Plavë.