Aktuale Më shumë

Zenka: Po përdoren metoda korruptive për të ndikuar tek votuesit

Prej tvteuta14:31, 2 Prill 2022

Kryetari i UDHS, Mehmet Zenka, tha për TV Teuta se parashikimi i tij se koalicioni UDSH-LDMZ do të  jetë surpriza e këndshme e zgjedhjeve të 27 marsit, doli të jetë i saktë.

Lidhur me përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.5, Zenka tha se oponenca me këtë po tregon se nuk ka kapacitet politiko-burrëror që të pranojnë humbjet.

Ai shtoi se nga njerëzit kanë marrë informacione që tregojnë se po perdoren metoda me elemente korruptive për të ndikuar tek vullneti ti tyre, dhe se po bëhen disa shkelje të papranueshme në këtë drejtim.

  • 1

    Radio