Sociale Më shumë

Zenka pagoi 1200 euro për parregullsi në punësim

Prej tvteuta10:08, 16 Janar 2017

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë Mehmet Zenka, ka pranuar të paguaj 1200 euro dënim si pjesë e marrëveshjes së pranimit të fajit për shkak të parregullsive në punësim gjatë kohë që ishte në krye të ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”, shkruan “Vijesti” në numrin e sotëm.Sipas akuzës Zenka kishte punësuar 16 persona në mënyrë të parregullt në fillim të sezonit veror, dhe se marrëveshjen me Prokurorinë e ka arritur para se të emërohet ministër.

Zenka tha se parregullsitë ishin gabime të bashkëpuntorëve të tij por se ai si drejtor e ka marrë përgjegjësinë mbi vehte. Të puësuarit tha Zenka ishin pastrues të cilët nevojiteshin për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit, dhe që tashmë nuk janë më të punësuar në ndërmarrje. Nga OJQ MANS kanë shprehur pakënaqësi që persona të cilët kanë shkelur rregullat emërohen si ministra, edhe pse ndoshta masa e dënimit është e drejtë për parregullsitë e evidentuara. Sipas tyre, në përzgjedhjen e kuadrove për postet më të larta të shtetit i vetmi kriter është përkatësia partiake.

  • 1

    Radio