Zenka: Nuk bëjmë politikë diskriminuese
Prej tvteuta14:39, 10 Janar 2020
Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, tha se resori që ai drejton nuk bën politikë diskriminuese por në fokus ka respektimin e të drejtave të njeriut. Në lidhje me këtë, shtoi Zenka, Qeveria ka miratuar disa ligje me rëndësi në mbrotjen e të drejtave të njeriut, siç është ligji kundër diskriminimit, ligji për simbolet kombëtare, ligji për të drejtat e pakicave, ai për liritë fetare si dhe është verifikuar ligji për martesat brenda të njëjtës gjini. Ai gjithashtu rikujtoi se Qeveria në vitin 2019 ka ndarë 1.5 milionë euro për financimin e projekteve që mbulojnë 5 sektorët e kësaj ministrie.