Sociale Më shumë

Zenka: Njeriu kurrë nuk qëndron më lart se kur ulet të ndihmojë fëmijën

Prej tvteuta15:27, 2 Nëntor 2017

Duke hapur konferencën përfundimtare të projektit “Ndalimi i martesave të detyruara tek grupet e kërëcnuara”, ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë Mehmet Zenka, tha se martesat me marrëveshje në pjesën më të madhe janë edhe të detyruara, dhe janë kryesisht pasojë e varfërisë, pasigurisë, dhe mungesë së arsimit. Këto martesa zakonisht më së shumti godasin fëmijët në moshën minore dhe janë kryesisht fenomen i popullatës rome, ku sipas të dhënave të UNICEF, 20% e vajzave të këtij komuniteti hyjnë në martsë para moshës 15 vjeçare.

Kurse 30% e djemve në moshën 16-18 vjeçare. “Përparimi më i madh bëhet duke ngritur vetëdijen për nevojën e arsimimit, fuqizimin ekonomik të grave nga ky komunitet, përkrahje sistemore për viktimat e martesave të detyruara dhe përfshirjen e të gjithë resurseve sociale për angazhim të përbashkët, pasi njeriu kurrë nuk qëndron më lart se kur ulet të ndihmojë fëmijën.” , tha Zenka duke cituar fjalët e njohura të Ambraham Linkoln.

  • 1

    Radio