Sociale Më shumë

Zenka: Mali i Zi e njeh nevojën për fuqizimin e rolit të grave

Prej tvteuta09:44, 28 Nëntor 2017

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë Mehmed Zenka,gjatë pjesmarrjes në Konferencën për fuqizimin e rolit të grave në Kairo të Egjiptit,  tha se shteti i Malit të Zi ka njohur nevojën për të forcuar cilësinë dhe sasinë e pjesëmarrjes së grave në jetën publike, në sferën e fuqizimit të tyre ekonomik dhe luftës kundër dhunës ndaj grave dhe në familje. Zenka shtoi se vendet antare të Bashkimit për Mesdheun kanë përgjegjësinë primare për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve të tyre për të ndihmuar në eliminimin e stereotipeve gjinore dhe pengesat socio-kulturore për ushtrimin e barazisë gjinore. Ministri përsëriti se Mali i Zi u bë anëtari i 29 i iniciativës “Partneritet për të ardhmen njëjtë”, i dedikuar për fuqizimin ekonomik dhe politik të grave në nivel kombëtar dhe global, e cila tregon njohjen e saj në promovimin e politikave dhe projektet e tyre në fushën e barazisë gjinore.

Zenka në konferencë tha se Qeveria e Malit të Zi dhe institucionet përkatëse, përmes mekanizmave të ndryshme legjislative dhe institucionale për barazinë gjinore, janë duke bërë përpjekje të konsiderueshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave dhe, për këtë qëllim shteti i Malit të Zi ka ndërmarrë masa të përgjithshme dhe të veçanta.

  • 1

    Radio