Zenka: Ligji për të drejtat e grave është i mirë, ka mungesa në zbatim
Prej tvteuta09:44, 5 Tetor 2017
Legjislacioni për mbrojtjen e të drejtave të grave është i mirë, por zbatimi i suksesshëm është ende larg nga ajo që duhet të arrihet, u konstatua dje gjatë një takimi midis ministrit të drejtave të njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka me kryetaren e OJQ-së “Lobi i grave malazeze” Aida Petroviq dhe bashkëpuntoren e saj Valentina Vllahoviq.
Znj Petroviq e informoi ministrin për punën e kësaj organizate, dhe faktin që për trembëdhjetë vjet në bashëpunime me sukses ka realizuar projekte në lidhje me funksionimin e strehimoreve për viktimat e trafikimit dhe linjat telefonike për këto viktima. Ministri me bashkëbiseduesit shkëmbyen përshtypjet rreth sfidave që hasin gratë në organizatat e tyre në drejtim të mbështetjes dhe ndihmës për personat që janë viktima të mundshme të trafikimit. Ai shprehu lavdërime për organizatat e grave jo-qeveritare për përpjekjet e tyre, vetëmohimin, dhe vullnetin që të sigurojnë ndihmën e nevojshme për personat që janë rezidentë dhe banorët e strehës për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Gjatë takimit u ra dakord që ministri në ditët e ardhshme të vizitojë Strehën dhe Qendrën për reintegrim.