Zenka : Kushdo që është i pakënaqur me drejtësinë duhet të drejtohet në gjykatë
Prej tvteuta27 January 2020

Qeveria nuk do të vendoset ndërmjet kishës ortodokse malazeze dhe serbe, dhe as të rregullojë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella pasi të jetë zgjidhur çështja e pasurisë së kishës në Mal të Zi, e cila trajtohet me Ligjin për lirinë fetare, tha Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka. Ai në një intervistë dhënë gazetës “Pobjeda” tha se kushdo që është i pakënaqur me drejtësinë duhet të drejtohet në gjykatë.