Aktuale Më shumë

Zenka i ofron përkrahje Gjukanoviq

Prej tvteuta17:35, 6 Shkurt 2023

Kryetari dhe deputeti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (DUA) Mehmed Zenka, vlerësoi se presidenti aktual i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq është deri tani kandidati më i mirë pro-evropian për zgjedhjet presidenciale të 19 marsit dhe theksoi se do ky subjekt do ta mbështesë nëse kandidon.

“Në këtë krizë shumë të vështirë dhe jashtëzakonisht serioze shtetformuese, institucionale dhe integruese, Mali i Zi dhe opsionet politike pro-evropiane kanë nevojë  për një personalitet të fortë, i cili si kandidat i përbashkët do të kishte shanset më të mira për të fituar në raundin e parë. Si në zgjedhjet e kaluara edhe kësaj radhe jam i mendimit se Millo Gjukanoviq është kandidati më i mirë dhe prandaj edhe këtë herë do ta ketë mbështetjen tonë të sinqertë nëse vendos të kandidojë”, ka thënë Zenka në një intervistë për “Vijesti”.

Lidhur me pjesmarrjenë në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit, Zenka shprehu besimin se ky subjekt do të arrijë rezultat surprizues.

  • 1

    Radio