Zenka ftohet në Montenegro Pride
Prej tvteuta1 December 2016
Ministri i ri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka, është ftuar nga organizatorët e Montenegro Pride për të marrë pjesë në marshimin e katërt që organizohet në Mal të Zi. Nga organizatorët Queer Montenegro kanë shprehur besimin se ministri i ri do të jetë sensibël ndaj të drejtave të njeriut, dhe se gjatë kësaj kohe do të miratohen ligje të cilët do të përmirsojnë gjendjen e barazisë së kësaj popullate në kornizat ligjore. Ato i knaë bërë thirrje ministrit që të mbajë edhe fjalimin përshëndetës në paradën që do të organizohet me 17 dhjetor.