Politikë Më shumë

Zenka dhe Nimanbegu: Shqiptarët nuk mund ti ndani. Herojt e juaj janë në Hagë

Prej tvteuta12:49, 13 Qershor 2019

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Malit të Zi, pati edhe debate të ashpra në mes deputetëve të Frontit Demokratik dhe ministrit Mehmet Zenka dhe nënkryetarit të Kuvendit Genci Nimanbegu. Zenka u bëri thirrje deputetëve të Frontit që të mos tentojnë të ndajnë shqiptarët mbi baza fetare, pasi këtë janë munduar me kot ta bëjnë edhe të tjerët por nuk kanë pasur sukses. Ai shtoi se të drejtë në Mal të Zi kanë të gjithë popujt , si serbët ashu edhe shqiptarët. Në anën tjetër Nimanbegu tha se deputetët e Frontit nuk duhet të friksojnë popullin e tyre me shqiptarët, pasi prej tyre nuk u vjen asnjë rrezik. Sa u përket heronjëve kombëtar, Nimanbegu tha se herojt që përmendin deputetët e Frontit ndodhen në qelitë e burgut të Hagës për krimet që kanë kryer në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

  • 1

    Radio