Zenka: Asnjë ligj nuk është ideal
Prej tvteuta09:00, 10 Gusht 2019
Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, ka deklaruar e ligji për fe dhe bashkësitë fetare nuk është ideal por është njëri ndër më liberalët në Evropë, për të cilin kanë fituar edhe mendim pozitiv nga Komisioni i Venecies. Sipas tij, arsyet kryesore për ankesat ndaj këtoj ligji janë politike. Zenka shtoi se në proces është implementimi i sugjerimeve të Komisionit të Venecies dhe i bashkësive fetare në mënyrë që ligji të jetë i pranuar për të gjithë.