Aktuale Më shumë

Zenelaj, një vendbanim i lashtë?

Prej tvteuta11:59, 20 Maj 2022

Ditë më parë në fshatin Zenelaj të komunës së Ulqinit, rastësisht është zbuluar një furrë e tjegullave. Banorët e këtij fshati ishin ata të cilët reaguan dhe e bënë publike duke ngjallur kështu kurreshtjen e madhe edhe nga ana e arkeologëve.

Ramiz Hajdari, banor i këtij fshati, u shpreh se gjerë më tani specialistët e fushës akoma nuk kanë arritur që të japin një informtë konkrete për vjetërsinë e kësaj furre, por shprehet i kënaqur me interesimin e treguar, duke shpresuar se kjo çështe nuk do të lihet pas dore.

Hajdari shton se pastrimi i furrës në fjalë duhet të bëhet sa më shpejt dhe pse jo të shfrytëzohet edhe si një atraksion turistik.

“Deri në vitet e 60-ta në Anë të Malit, furrë të tjegullave ka pasur në fshatin Selitë, ndërsa zbulimi i një furre të tillë edhe në fshatin Zenelaj është diçka e re dhe e pa dëgjuar më parë”, shprehet Hajdari.

Vjetërsija e kësaj furre sipas banorëve mund të jetë edhe mbi mijëra vjet, por këtë gjë presin që ta vërtetojnë ekspertët e fushës.

Në fakt gjetja e një artefakti të tillë tregon që pasuritë arkeologjike në këtë zonë janë të shumta por ende të pazbuluara. Kjo do të ishte një shtysë për institucionet përkatëse për kërkime dhe studime të këtij lloji.

  • 1

    Radio