Aktuale Më shumë

Zelenskyy: OKB nuk po e ndihmon Ukrainën

Prej tvteuta10:58, 23 Mars 2022

Kjo e mërkurë e gjeti Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke folur në parlamentin japonez. Në fjalën e tij, ai akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk po ndihmon sa duhet, duke përmendur veçanërisht Kombet e Bashkuara, OKB.

Zelenskyy tha gjithashtu se forcat ruse në Çernobil po përdorin zonën për t’u përgatitur për sulme të reja. Ai shtoi se luftimet në disa zona janë aq të rënda sa njerëzit nuk janë në gjendje të varrosin të afërmit e tyre të vdekur.

Zelenskyy i është drejtuar një numri politikanësh ndërkombëtarë gjatë javëve të fundit, ndërsa më vonë pritet të flasë në Asamblenë Kombëtare Franceze.

  • 1

    Radio