Zec: Ulqinit po i kthehet lavdia e dikurshme
Prej tvteuta26 May 2019
Drejtori i “Rivierës së Ulqinit” Radomir Mikan Zec, tha për TV Teuta se ardhja e kompanisë Karisma në Ulqin, përbën investimin më të rëndësishëm në qytet këto dekadat e fundit. Ai shtoi se është meritë e kësaj kompanie që me investimet e bëra dhe ofertën ekskluzive, Ulqinit po i kthehet lavdia e dikurshme.
Në lidhje ne “Rivierën e Ulqinit” Zec tha se janë të fokusuar në tërheqjen e skuadrave sportive gjatë muajve të dimrit dhe i bëri thirrje edhe Karismës që të aktivizojë turizimin sportiv në Plazh të Madh, çka në Ulqin do të sillte skuadra elitare nga bota e sportit.