TURIZËM Më shumë

Zec: Ulqini përsëri të jetë metropol i turizmit

Prej tvteuta09:55, 12 Janar 2018

Drejtori i “Rivierës së Ulqinit” Radomir Mikan Zec, tha për televizionin Teuta se punimet në rinovimin e kapaciteteve të marra me qira nga “Karisma” janë duke vazhduar pa probleme, dhe se turoperatori i njohur TUI, prej muajit maj i ka shitur një të tretën e këtyre kapaciteteve. Ai shtoi se megjithë problemet fillestare, dinamika e punës tashmë ka marrë hov dhe nuk ka asnjë dyshim se çdo gjë do të jetë gati për mysafirët e parë në fillim të sezonit turistik. “Mendoj se Ulqini më në fund ka fituar një investitor serioz. Ky është një fillim i ri , jo vetëm për Ulqinin por gjithë Malin e Zi, dhe duhet të vazhdohet me investime të tilla, sidomos në “Lido” dhe Adën e Bunës, e cila është e devastuar. Me ndërtimin e një aeroporti nuk do të vihej në pikëpyetje zhvillimi imëtejshëm i Ulqinit, i cili duhet përsëri të jetë metropolë e turizmit”, tha Zec.

  • 1

    Radio