Rajoni/Bota Më shumë

Zbulohet versioni i ri i Covid-19: Quhet BA.2

Prej tvteuta18:41, 21 Janar 2022

”Një variant i ri i Covid është aktualisht nën hulumtim”, thotë Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA). UKHSA ka ndarë informacione për verionin e ri të variantit Omicron që do quhet “BA.2”.

Deri më tani rastet me Ba janë shumë të pakëta.

Agjencia thotë se deri më tani 53 persona dyshohet se janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga 10 Janari, raporton Sky News.

Në Danimarkë, ku gjysma e rasteve janë diagnostikuar me BA.2, studimet fillestare kanë treguar se nuk ka ndryshim në shtrimet në spital midis variantit të parë Omicron dhe atij të ri.

Megjithatë, nevojiten më shumë të dhëna dhe hulumtime për t’i bërë këto raporte përfundimtare. Drejtori i UKHSA, Dr. Meera Chand, thotë se varianti i ri pritej plotësisht pasi është “Natyra e viruseve të evoluojnë dhe të ndryshojnë”.

  • 1

    Radio