Aktuale Më shumë

Zbulohet një tunel i hapur nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë

Prej tvteuta14:51, 12 Shtator 2023

Shërbimi publik ka publikuar një fotografi të një vrime të hapur në depon e Gjykatës së Lartë e cila, siç u njoftua sot, të çon në tunelin nën ndërtesë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviq në një konferencë për shtyp ka njoftuar se është zbuluar një tunel i hapur nën ndërtesën e gjykatës.

Ai tha se gjërat janë kontrolluar, por nuk ka munguar asgjë. Ai po ashtu tha se mungesa e disa sendeve nuk do të shkaktonte dëme të pariparueshme sepse provat ishin të fabrikuara.

Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Nikolla Terziq janë në vendngjarje.

Kjo ngjarje do të jetë temë e seancës së nesërme të Byrosë për Koordinim Operativ të Autoriteteve të Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Ministria tha se tema kryesore e seancës do të jetë “siguria dhe masat për mbrojtjen e objekteve dhe ambienteve të autoriteteve ligjzbatuese dhe ruajtjes së dokumenteve, me fokus të veçantë ngjarjen në lidhje me depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë”

  • 1

    Radio