Zbatimi i ligjit, detyrim për negociatat
Prej tvteuta29 September 2022

Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjen për forcimin e institucioneve të rendit e sigurisë në Shqipëri. Në përfundim të një projekti binjakëzimi, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, tha se bashkëpunimi për forcimin e zbatimit të ligjit është edhe më strategjik pas fillimit të negociatave. “Fillimi i procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE e bën bashkëpunimin tonë për zbatimin e ligjit dhe sundimin e ligjit në një kuptim më të gjerë, edhe më strategjik dhe të rëndësishëm. Shqyrtimi i kapitullit 24 filloi në Bruksel javën e kaluar dhe, siç mund ta dini tashmë, përparimi në sundimin e ligjit do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Hohmann. Duke veçuar qëllimin kryesor të këtij bashkëpunimi atë që promovimit të efikasitetit dhe autonomisë së Akademisë, ambasadorja Hohman bëri të ditur se projektimi i Bashkimit Europian ka qenë dhe përgatitja për akreditimin e Akademisë së sigurisë.