Ekonomi Më shumë

Zbatim  urgjent i masave fitosanitare për parandalimin e insektit i cili sulmon agrumet

Prej tvteuta15:26, 12 Shkurt 2018

Drejtoria fitosanitare e Ministrisë së Bujqësisë së Malit të Zi  kohë më parë i ka bërë  thirrje të gjithë prodhuesëve të agrumeve dhe pemëve që urgjentisht të zbatojnë masat fitosanitare për të parandaluar përhapjen e insektit i cili me të madhe po sulmon pemishtet, dhe mund të rrezikojë edhe tharjen e tyre.

Këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha konfirmoi për televizionin Teuta se është prezent insekti në fjalë,por që gjer më tani zyrtarisht nuk është evidentuar  ndonjë rast në Komunën e Ulqinit,çka nuk do të thotë se nuk ekziston ,meqenëse jemi Komunë e cila paraprinë me prodhimin e agrumeve. “Të gjithë prodhuesit e agrumeve duhet të jenë të vemendshëm në paraqitjen e këtij insekti,bëhet fjalë për një flutur të bardhë e cila përveç që dëmton pemën   në mënyrë direkte dëmton edhe frytin,por edhe cilësin e tij”shprehet ai  Rekomandohet që menjëherë të krasiten degët e sulmuara,dhe të digjen,pastaj të bëhet trajtimi kimik.

 

  • 1

    Radio