Zbardhet vjedhja e rëndë në Shtoj të Poshtëm. Arrestohen 3 persona

Prej tvteuta11:07, 27 Dhjetor 2021

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë në Ulqin kanë arritur të zbardhin vjedhjen e rëndë të ndodhur natën e 20-21 dhjetorit në vendbanimin Shtoji i Poshtëm,me ç’rast kanë arrestuar tre persona, ndërsa njëri është në kërkim, njoftojnë nga ky institucion.
Të arrestuar janë B.D.(53) nga Ulqini, L.A. (26), B.H. (31) të dy nga Kosova ndërsa J.Z. (23) nga Kosova është në kërkim .
B.D dyshohet se ka angazhuar të dyshuarit e tjerë, të cilët i kishte marrë në punë si punëtorë ndërtimi, që për 200 euro të vjedhin materiale ndërtimore nga një kantier tjetër ndërtimi.Dyshohet se të dyshuarit nga kantieri në fjalë i cili ndodhet në Shtojin e Poshtëm, kanë vjedhur material ndërtimorë në vlerë prej rreth 3.500 euro.
Me punën efikase të policisë, të dyshuarit më 23 dhjetor janë identifikuar dhe arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të vjedhjes së rëndë, ndërsa një pjesë e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, thonë nga Drejtoria e Policisë.

  • 1

    Radio