Zaga: NP për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave e realizoi në masën prej 75 % planin vjetor për vitin 2018

Prej tvteuta12:35, 22 Dhjetor 2018

Edhe krahas veshtirësive të shumta me te cilat janë përballur  gjatë këtij viti , nga NP për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave thonë se kanë arritur që planin vjetor ta realizojnë në masën prej 75 % . Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Ajet Zaga, tregoi për TVTeuta që është i kënaqur me atë se cfarë kanë arritur të realizojne gjatë vitiit 2018. Problemet me të cilat përballet kjo ndërmarrje janë të njejtat , dhe barten nga viti në vit. Sipas drejtorit të NP për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave Ajet Zaga , gjendja e kësaj ndërmarrje mvaret nga Buxheti i paraparë nga Komuna e Ulqinit për vitin e ardhshëm për këtë ndërmarrje. Gjatë vitit 2018 xhiro llogaria e  NP për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave ka qenë e bllokuar gjithsejt pesë muaj si pasojë e faktoreve të lartpërmendur. Kjo ndermarrje ka qenë  e detyruar që nga të hollat e dedikuara për funkisionimin e saj te shlyeje borxhet në vlerë prej 166.000 euro . Sikur këto borxhe të mos ekzistonin , dhe sikur këto të holla tu pagoheshin punëtoreve të kësaj ndermarrjeje të gjitha rrogat do të ishin të shlyera dhe borxhi ndaj punëtoreve nuk do ekzistonte.

  • 1

    Radio