ZAGA: 22 PAGA DETYRIM NDAJ PUNËTORËVE, JEMI PARA FALIMENTIMIT
Prej tvteuta16:26, 22 Janar 2020
Në NP per Ruajtejn dhe kultivimin e egërsirave mbizotëron një gjendje kaotike financiare. Punëtorët janë pa marrë 22 paga mujore, ndërmarrja gjendet para falimentimit, kurse xhirollogaria e kësaj ndërmarrje është e bllokuar nga muaji gusht nga ana e Drejtorisë për tatime si pasojë e mos pagesës së kontributeve të paraparë me riprogram.
Numri i të punësuarëve në këtë ndërmarrje është 13, duke mos llogaritur edhe tre anëtarët e Këshillit Drejtues.
“Kurë unë morapostin ne këtë ndërmarrje numri i punëtorëve ishte 28, tani numri është 13, por pa marrë parasyshë zvoglimin e numrit të punëtorëve kemi një gjendje të pa përballueshme ekonomike, edhe pse nga burimet e ndërmarrjes për vitin 2019 është arritur të vilen 35 mijë euro nga antarësimi i gjuetarëve, dhe në këtë aspekt kemi realizuar pritshmëritë tona” deklaroi për televizionin Teuta drejtori i kësajn ndërmarrje Ajet Zaga, duke shtuar se plani i punës për vitin 2019 nuk është realizuar në masën e duhur për shkak të situatës së rëndë financiare.
Zaga u shpreh se nëse nuk ven dorë themeluesi për të ringjallur këtë ndërmarrje shumë shpejt do të falimentoje.