Aktuale Më shumë

Xhurreta në Konferencen Rajonale ne Sarajevë

Prej tvteuta14:07, 6 Mars 2024

Perfaqësusi i Ministrisë për të Drejtat të Njeriut dhe Pakicave mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën ”Bashkëpunimi për çështjet e Pakicave Kombëtare” qe u organizua nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Refugjatëve të Bosnjë-Hercegovinës, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe Misionin e OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Qëllimi i konferencës ishte promovimi i të drejtave të Pakicave kombëtare; angazhimi i vazhdueshëm dhe mbështetja nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë në krijimin e një baze për bashkëpunim rajonal për mbrojtjen e të drejtave të Pakicave kombëtare dhe shkëmbimin e përvojave dhe mësimeve të nxjerra”, bëri të ditur Xhurreta.

Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë, Arben Xhurreta mbas konferences ka zhvilluar takime me organizatoret e kesaj konference: Sevlid Hurtio, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kairat Abdrakhmanov – Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare, Brian Ageler – Shef i Misionit të OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ne bisedat qe kishin u theksova qe edhe ne të ardhmen duhet te angazhohen të gjithë që Pakicat nacionale të gëzojn të drejtat e plota që u takojn me Kushtetut dhe me ligjet nacionale dhe ndërkombetare posaçerisht në fushat e kultures dhe gjuhës se Pakicave.

Ne këtë konferencë moren pjesë edhe 6 këshilla kombëtare që veprojn në Mal te Zi,këshilli Shqiptar, Kroat, Romë,Mysliman ,Boshnjak dhe Serb.

  • 1

    Radio