Aktuale Më shumë

Xhubleta , pasaportë e trashëgimisë dhe prejardhjes ilire

Prej tvteuta18:14, 20 Dhjetor 2022

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit, pasi është pranuar nga UNESCO.

Me këtë rast në qendrën për kulturë në Ulqin, u organizua mbrëmja e kushtuar regjistrimit në UNESCO të dijepunimit të xhubletës.

Aty u prezentua edhe libri me kumtesat e sesionit shkencor të organizuar nga shoqata “Xhubleta e Alpeve Shqiptare ”

Xhubleta, e cila në Malësi njihet edhe si “fustani malor” për femrat, përfaqëson një nga veshjet më të lashta të tipit mesdhetar, e cila kaloi mijëvjeçarë për të mbijetuar deri më sot. Kjo veshje përfaqëson një trashëgimi të kulturës materiale nga ilirët te shqiptarët. Kështu xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe Ballkan. Këtë e nënvizoi paleontologu hungarez, F. Nopsca, pas shumë studimeve në lidhje me kostumet e Shqipërisë së Veriut. Sipas tij, “xhubleta duket shumë interesante nga pikëpamja kostumografike…”. Këtë ide e kanë mbështetur edhe studiues të tjerë, si nga etnologu i njohur shqiptar Rrok Zojzi, i cili shprehet se origjina e xhubletës vjen nga qytetërimi kreto-mikenas.

Në fund u ndan edhe mirënjohje për kontributin e promovimit dhe ruajtjes së xhubletës.

Aktiviteti është konceptuar nga Muzeu i Ulqinit .

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio