TURIZËM Më shumë

Xh .Hoxha-Më mirë të mos ishin hapur plazhet. Çdo ditë krijohen minuse

Prej tvteuta13:17, 11 Gusht 2020

Pronari i plazhit “Miami Beach” në Plazhin e Madh, Xhavo Hoxha, këtë sezon e vlerëson të dështuardhe me humbje të mëdha financiare. Nga rreth 30 punëtorë që ishin të angazhuar dy viteve të fundit tani janë vetëm 10 punëtorë.

Hoxha shpreson se pas vendimit të “Të Mirave Detare” për zbritjen e qiramarrërrjes së plazheve për 50% , së paku do të arrijnë një marrëveshje me këto të fundit që të zbresin  qiramarrjen në 80%.

Ai tha se këtë vit nuk flitet për ndonjë profit,por vetëm për humbje, dhe shumë më mirë do ishte që plazhet mos të ishin hapur fare. Për ndonjë përmirsim të situatës aktuale ai nuk ka as më të voglën shpresë

  • 1

    Radio