Politikë Më shumë

Wilson: Shërbimi sekret rus direkt i përfshirë në tentativën për grusht shteti

Prej tvteuta09:58, 14 Korrik 2017

Nënkryetari i Këshillit euroatlantik Dejmon Vilson , deklaroi se shërbimi sekret rus GRU është direkt e përfshirë në tentativën për grusht shteti në Mal të Zi. Ai shtoi se ekspertët e tyre për forenzikë dixhitale kanë arritur të formojnë një çështje bindëse për përfshirjen e rusëve në këtë çështje, sidomos për përfshirjen e agjentit Eduard Shishmakov.

Vilson tha se Shishmakov ishte pajisur nga GRU me pasaportë fallco dy muaj para se të vinte në Ballkan dhe se adresa e tij në Rusi është pronë e shërbimit sekret rus. Në ndëgjimin para këshillit , përveç Vilson, folën edhe ambasadori i Malit të Zi në Amerikë Nebojsha Kalugjeroviq, Janosh Bugajski nga Qendra për analizë të politikës evropiane , si dhe Lisa Sojer Stamp nga Qendra për studime strategjike ndërkombëtare.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio