Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Wikileaks: CIA përgjon kudo

Prej tvteuta8 March 2017

 Wikileaks publikoi detaje të atyre që pretendon se janë mjete sulmi kibernetik të përdorura nga CIA. Në këto armë kibernetike thuhet se përfshihen edhe viruse që shënjestrojnë kompjuterat me sistemet operativë Windows, Android, iOS, OSX dhe Linux, si dhe ruterat e internetit. Wikileaks raporton se disa prej këtyre programeve pirate janë ndërtua nga vetë CIA, ndërsa dyshohet se shërbimi i inteligjencës britanike MI5 ka ndihmuar në ndërtimin e një virusi për televizorët Samsung. Autoritetet britanike nuk i kanë kometuar këto raporte, ashtu si edhe CIA. Wikileaks tha se burimi që i siguroi këto informacione kishte si qëllim që të nxiste debatin nëse Agjencia qendore e inteligjencës ka aftësi sulmesh kibernetike, përgjimi apo grumbullimi informacione që kalojnë fuqitë e saj të mandatuara.