Aktuale Më shumë

Vullin: Vizita e Abazoviqit asgjë historike

Prej tvteuta14:39, 2 Korrik 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, vlerësoi se vizita e fundit e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Beograd, nuk paraqet asnjë moment historik dhe theksoi se ai është i mirëpritur në Serbi dhe se duhet të zvogëlohen tensionet. Vullin tha se do të ishte i lumtur ta shihte Malin e Zi “të bëjë një lëvizje që nuk është antiserbe”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Tensionet duhet të ulen gjithmonë. Çfarë do të bëjë kryeministri i Malit të Zi veçse të vijë në Serbi, çfarë është e panatyrshme dhe historike atje”, tha Vullin.

Duke folur për urdhrin e presidentit Aleksandër Vuçiq për tërheqjen e masave të posaçme për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Serbi, ai tha se “ato nuk janë zbatuar kurrë për qytetarët e Malit të Zi, të cilët janë të mirëpritur në Serbi, por deputetëve që votuan se Serbia është shtet gjenocidal”.

Vuçiq nuk më ka lutur, ka lëshuar urdhër. Ky është një vend i organizuar dhe i rregullt, ne nuk jemi Mali i Zi”, tha Vullin.

Ai theksoi se të gjithë ata që votuan në parlamentin malazez “duhet të kenë turp për faktin se Serbia është një shtet gjenocidal”.

Ai theksoi se Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë marrëdhënie të mira, se në Mal të Zi ka shumë serb dhe në Serbi qytetarë malazezë dhe se të dy vendet duhet të kenë marrëdhënie sa më të mira.

  • 1

    Radio