Vukshiq për Markoviqin: Mos u shqetëso, asgjë nuk mund të fshihet dhe askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë
Prej tvteuta13:42, 29 Gusht 2024
Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi për Siguri dhe Mbrojtje, Dejan Vukshiq, ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Marko Markoviq, duke i thënë ndër të tjera se asgjë nuk mund të fshihet dhe askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e tyre.
“Duke qenë se më keni telefonuar drejtpërdrejt, ju referoj në vijim. Duke pasur parasysh që uleni në një pozitë kaq të lartë, merrni Rregulloren e Punës së Këshillit dhe lexoni. Gjeni pjesën që thotë se Këshilli informon opinionin për punën e tij, jo kryetarin, dhe sipas procedurës, njoftimet që publikohen përgatiten nga sekretari i Këshillit dhe miratohet bashkërisht nga zyrat e Presidentit të Shtetit, Qeverisë dhe Parlamentit, siç u bë dje. Pasi që nuk ka asnjë informacion që ju e përmendni në njoftimin në fjalë – po ankoheni te personi që ju ka emëruar, që është Qeveria, d.m.th. me këtë rast kabineti i kryeministrit miratoi njoftimin e djeshëm”, tha Vukshiq.
Përveç nëse, siç shton ai, Markoviq nuk e ka problem të rrezikojë pozitën e tij.
“Dhe mos u shqetësoni zoti Markoviq, asgjë nuk mund të fshihet dhe askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e tyre”, ka përfunduar Vukshiq.