Politikë Më shumë

Vuksanoviq-Stankoviq: Qeveria aktuale është treguar e paaftë në Ulqin

Prej tvteuta16:52, 27 Gusht 2020

Bartësja e listës së Partisë Socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq , në kuadër të fushatës zgjedhore  vizitoi edhe qytetin e Ulqinit, me çrast bisedoi me simpatizantët e këtij subjekti por edhe afaristë dhe qytetarë të tjerë. Ajo kritikoi politikën ekonomike të Qeverisë aktuale, e cila sipas saj e ka shkatërruar Ulqinin, dhe se nuk ka pasur aftësi të shfrytëzojë kapacitetet e jashtëzakonshme turistike që ofron qyteti. “Do të përmirsojmë padrejtësinë që u është bërë pronarëve të Ullishtës së Valdanosit dhe do të revitalizojmë Kriporen” premtoi Vuksanoviq-Stankoviq në bisedë me qytetarët, duke shtuar se në Partinë Socialdemokrate kanë rëndësi qytetarët dhe jo oligarkët. Ajo gjatë vizitës qëndroi edhe në zonën e Anës së Malit dhe Shtojit, ku u njoh më afër me problemet e tyre lidhur me bujqësinë, si dhe mungesën e infrastrukturës përkatëse, çka sipas saj është një tjetër dështim i kësaj qeverie. Partia Socialdemokrate do ta drejtojë Malin e Zi drejt integrimeve evropiane deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, tha ndër të tjera Vuksanoviq-Stankoviq.

  • 1

    Radio