Vuksanoviq konfirmon: Është e saktë se ka një grup që po shqyrton formimin e një partie të re

Prej tvteuta17:18, 17 Gusht 2023

Lidhur me shkrimet në media ditët e fundit se disa nga ish zyrtarët e PSP planifkojnë të formojnë një parti të re, reagoi kandidati i kësaj partie për kryetar të Podgoricës në zgjedhjet lokale, Nebojsha Vuksanoviq.

Ai theksoi se shumica e informacioneve që janë shfaqur në opinion ditët e fundit janë të karakterit spekulativ, sidomos lidhur me atë se një nga themeluesit mund të jetë edhe presidenti Jakov Millatoviq.

“Megjithatë, më duhet të them se është  e saktë se ka një grup njerëzish të cilët po e shqyrtojnë mundësinë e formimit të një subjekti politik. Disa prej tyre marrin pjesë ose kanë marrë pjesë në jetën publike, e disa deri tani nuk janë të njohur por janë profesionistë të dëshmuar. Nëse kjo do të ndodhë varet nga vlerësimi ynë nëse do të jetë mënyra më e mirë për të kontribuar në përmirësimin e jetës shoqërore, mbi të gjitha ekonomike dhe politike”, tha Vuksanoviq.

“Këta janë njerëz që mblidhen rreth një ideje të përbashkët – prosperitetit dhe përmirësimit ekonomik i Malit të Zi. Këta nuk janë ekskluzivisht anëtarë të një ose disa partive, por edhe profesionistë”, tha ndër të tjera

  • 1

    Radio