Vukoviq: Në PDS nuk ka përçarje
Prej tvteuta10:01, 19 Dhjetor 2018
Deputeti i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Miodrag Vukoviq, ka cilësuar se zërat për konflikte në këtë parti janë vetëm dëshira të zbrazta të opozitës , disa mediave dhe një pjese të sektorit joqeveritar, dhe që nuk kanë asnjë bazë në realitet. Ai vlerësoi punën dyvjeçare të qeverisë aktuale si solide dhe se  nuk ekziston asnjë arsye për zgjedhje të parakohëshme.