Vujanoviq sot viziton Shqipërinë
Prej tvteuta10:06, 11 Dhjetor 2017
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ilir Meta. Siç bën të ditur kabineti i presidentit Vujanoviq, gjatë qëndrimit në Tiranë, ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, dhe me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë, Presidenca e Shqipërisë, në një njoftim ka bërë të ditur se pas takimit Meta-Vujanoviq, dy homologët do të mbajnë një konferencë për mediat.