Rajoni/Bota Më shumë

Vujanoviq: Presim që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, është në të mirë të saj

Prej tvteuta15:52, 10 Prill 2017

Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së Demarkacionit të kufirit me Kosovën. Autoritetet e Podgoricës, siç transmeton Zëri i Amerikës, theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.

Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varet liberalizmi i vizave. “Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanoviq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio