Vujanoviq: Mesazh ngushëllimi për tragjedinë në Barcelonë
Prej tvteuta19 August 2017

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, i ka dërguar mesazh urimi mbretit Filipi i VI, në lidhje me sulmin terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosen dhetra të tjerë. “Ndjejmë thellësisht dhimbjen tuaj për humbjen e jetës së personave të pafajshëm në sulmin terrorist në Barcelonë”, thotë Vujanoviq në telegram, duke shtuar se të gjith duhet të jenë të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër terrorizmit.