Politikë Më shumë

Vujanoviq; Ligjërisht nuk është e  mundur mbajtja e zgjedhjeve presidenciale me ato lokale

Prej tvteuta09:40, 24 Janar 2018

Me ligj nuk është e mundur që paralelisht me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 12 komuna të Malit të Zi , është kumtuar nga kabineti i presidentit të shtetit, Filip Vujanoviq.

Theksohet se asnjë parti opozitare , koalicion ose dikush tjetër nuk i është drejtuar presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale të caktuar për me 15 prill. Nga kabineti i presidentit përkujtojnë se këtë vit zgjedhjet lokale në Mal të Zi duhet të mbahen në kryeqytet dhe 11 komuna të tjera.

Duke pasur para sysh kushtet për shpalljet e zgjedhjeve nga neni 14, i ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve të Malit të Zi, presidenti do të ketë kujdes për nevojën që zgjedhjet të mbahen brenda një dite , por duke respektuar afatet do ta njoftojë opinionin se cilën datë do të mbahen zgjedhjet lokale, kanë theksuar nga kabineti i presidentit Vujanoviq.

  • 1

    Radio