Vujanoviq fton mërgimtarët të investojnë në Mal të Zi
Prej tvteuta29 July 2017

Mërgimtarët fuqimisht kanë ndihmuar në ripërtrirjen e shtetësisë së Malit të Zi, ka vlerësuar presidenti Filip Vujonaviq duke i ftuar ata që të investojnë në Mal të Zi sidomos në rajonin verior. Vujanoviq ka theksuar se mërgimtaret si pjesë organike e shtetit dhe pjesë e rëndësishme e promovimit e bashkësisë ndërkombëtare kanë bërë shumë për Malin e Zi dhe prosperitetin e tij. Ai i ka ftuar mërgimtaret që të investojnë në Mal të Zi, sidomos ata që kanë pasur suksese në biznes duke krijuar kapital. “Ju ftojë që ti shfrytëzoni të gjitha lehtësimet që i ofron Mali i Zi.”, ka theksuar Vujanoviq në mbledhjen e këshillit për bashkëpunim me mërgimtarët.