Vuçuroviq: Koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi nuk ka asgjë kundër hyrjes së PB në Qeveri
Prej tvteuta13:17, 19 Shkurt 2024
Koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi nuk ka asgjë kundër Partisë Boshnjake që të jetë pjesë e Qeverisë, tha deputeti i NSD-së Jovan Vuçuroviq. Rindërtimi i Qeverisë, ku do të përfshihen edhe partitë e ish-FD, siç ka thënë Vuçuroviq, me shumë gjasa do të bëhet në dy faza.
“Maj dhe shtator, ose qershor dhe shtator”. Për koalicionin Për të Ardhmen e Malit të Zi më e rëndësishmja është që NSD dhe DNP të jenë pjesë e Qeverisë”, thekson Vuçuroviq.
Duke folur për grevën e mësimdhënësve, Vuçuroviq thotë se pret një marrëveshje ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë.
“U bëjmë thirrje që të ulen në tavolinë dhe të merren vesh që të mos pësojnë nxënësit dhe të mos ndodhë që mësimi të mbahet të shtunave dhe të mungojë materiali”, thotë Vuçuroviq.
Rritja e çmimeve të ushqimeve, thekson Vuçuroviq, nuk shoqërohet me rritje të pagave. Vuçuroviq thotë se koalicioni, kur të hyjë në qeveri, do të përpiqet të përballet me “rritje të çmimeve”.
“Qeveria është përgjegjëse, por edhe ata që drejtojnë zinxhirët ushqimorë. Është me rëndësi që ka rritje të pagave dhe pensioneve, që ishte edhe premtimi parazgjedhor i Lëvizjes Evropa Tani”, thekson Vuçuroviq.