Vuçiq: Mali i Zi në NATO nuk përbën kërcënim
Prej tvteuta09:57, 4 Shkurt 2017
Serbia nuk e përjeton si kërcënim vendimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO ka theksuar kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se ky shtet dëshiron të ruaj neutralitetin e vetë ushtarak. Ai në konferencën për media pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të mira dhe miqësore.
Ai ka shtuar se Serbia i respekton vendimet sovrane të Malit të Zi ashtu si Mali i Zi i respekton vendimet e Serbisë për neutralitetin ushtarak . Ndërkaq Markoviq ka theksuar se nuk është rastësi që vizita e parë e tij bilaterale të organizohet në Serbi. Ai ka shtuar se për të gjitha çështjet për të cilat kanë biseduar do të punohet me përkushtim dhe në interes të dy shteteve .