Aktuale Më shumë

Vuçiq fiton 60.03%, numërohen mbi 88 për qind të vendvotimeve në Serbi

Prej tvteuta08:58, 4 Prill 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren si në zgjedhjet presidenciale por edhe ato parlamentare. Duke siguruar rreth 60% te votave, ai nuk ka nevojë të shkojë në një raund tjetër presidencial.

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, për zgjedhjet presidenciale, janë procesuar 88,34 për qind e vendvotimeve.

Të dhëna preliminare për zgjedhjet presidenciale tregojnë se Aleksandar Vuçiq ka fituar 1.890.981 vota, pra (60.03%),

Duke u bazuar në 88.91 për qind të vendvotimeve të përpunuara, rezultatet sa i përket zgjedhjeve parlamentare njëjtë shpallin fitues partinë e Aleksandar Vuçiq – SNS me 43.78%.

  • 1

    Radio